HomeFUTBOLLKATEGORIA SUPERIORENuk ka surpriza në Rrogozhinë, Egnatia mund sërish Laçin dhe kalon në...

Nuk ka surpriza në Rrogozhinë, Egnatia mund sërish Laçin dhe kalon në gjysmëfinale

Nuk ka surpriza në Rrogozhinë. Egnatia mposht laçin 3-1 dhe kalon në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.Në sfidën e zhvilluar në “Egnatia Arena”, vendasit ishin dominues në të gjithë ndeshjen, teksa ai dolën që në pojesën e parë të dërgonin topin dy herë në rrjetë. Fillimisht Montenegro do të kalonte në avantazh në minutën e 19-të, teksa Albano Aleksi do të dyfishonte nga pika e penalltisë në minutën e 37-të.

Pjesa e parë do të mbyllej me këtë rezultat me kurbinasit që ishin “inekzistentë” në 45-minutat e para. Ndërkohë në pjesën e dytë është sërish Egnatia që gjen golin, ku Montenegro do të shënonte golin e dytë personal dhe të 3-tin për rrogozhinasit në minutën e 50-të.

Kur dukej se bardhezinjtë u dorëzuan, erdhi dhe goli nga “djemtë” e Armando Cungut. Në minutën e 61-të Myrta do të ngushtonte shifrat në 3-1, teksa do të mposhte Sherrin. Laçi pati sërish mundësinë të rihapte sfidën, teksa në minutën e 68-të do të fitonte një penallti, por Kryeziu do të ndalej nga Sherri. Fati nuk është me bardhezinjtë dhe ndeshja rifilon po 3-1.

Pavarësisht këmbënguljes së Laçit, në mnutat e mbetura nuk pati gola të tjerë dhe në këtë mënryë rrogozhinasit kualifikohen në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë me rezultat për përgjithshëm 4-1, pasi kanë triumfuar 1-0 në takimin e parë mes tyre.

EGNATIA – LAÇI 3 – 1

(Montenegro 19′, 50′, Aleksi 37′ p, Myrta 61′)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments