Anglia shumë e fortë për Shqipërinë! “3 luanët” arritën të mposhtnin me rezultatin 0-2, kuqezinjtë e Edi Rejës, në sfidën e vlefshme për eliminatoret e Botërorit “Katar 2022”, të zhvilluar në “Air Albania”.

Shansin e parë të artë e patën tanët, me anë të Uzunit, i cili nuk arriti të shënonte, teksa i vetëm përballë portierit Pope, e dërgoi topin mbi kuadrat.

Më pas pjesën më të madhe të ndeshjes e patën nën kontroll anglezët që realizuan fillimisht me anë të Kejn në minutën e 38-të, i cili goditi saktë me kokë brenda zonës. Për të vulosur fitoren mendoi futbollisti i Çelsit, Maunt, i cili shfrytëzoi mjaft mirë një gabim të Gjimshitit, duke mposhtur Berishën.

Vlen të theksohet fakti se më këtë triumf, Anglia u ngjit në kuotën e 6 pikëve, ndërkohë që Shqipëria do të luajë mbas 3 ditësh me San Marinon në transfertë.

SHQIPËRI-ANGLI 0-2

38′ Kejn, 63′ Maunt

Shqipëria: Berisha, Hysaj, Gjimshiti, Veseli, Ismajli, Memolla (59′ Lenjani), Bare (71′ Memushaj), Laçi (88′ Ramadani), Uzuni, Broja (59′ Gjasula), Çikalleshi (59′ Manaj)
Trajner: E. Reja

Anglia: Poup, Uoker, Stouns, Meguajër, Shou, Foden (81′ Lingard), Rajs, Filips (71′ Uard-Prous), Sterling, Maunt, Kejn.
Trajner: G. Sauthgejt