Arrestimi i autorit të goditjes së trajnerit të Vllaznisë dhe ndeshja e sotme e kuqebluve në Laç, kanë marrë vëmendjen e duhur në faqet e para të gazetave sportive.

Kështu në faqen e parë të gazetës “Sport Ekspres” është artikulli me titull: “Sulmi ndaj Gjokës, arrestohet autori”.

Më poshtë është nëntitulli: “Një futbollist që nuk ka lidhje me Vllazninë, personi që i rrezikoi jetën trajnerit të Vllaznisë.

Histori që nuk mbyllet me kaq, sepse duhet zbuluar arsyeja e vërtetë e sulmit dhe a ka porositës”.

Përveç këtij shkrimi, ka edhe një tjetër për Vllazninë, pikërisht për ndeshjen e sotme ku shkruhet: “Shkodranët kundër makthit,10 humbje në dy vite”.

Ndërkohë në faqen e parë të gazetës “Panorama Sport” është artikulli me titull: “Rudi Vata: Gjoka u braktis, as në Kolumbi s’do sulmohej”.

Por për më tepër, lexoni më poshtë të plota faqet e para të gazetave të sotme sportive: