Menjëherë pas arrestimit të agresorit të trajnerit të Vllaznisë Ernest Gjoka por edhe të bashkëpunëtorit të tij, media ka nisur kërkimet për to.

Ajo çfarë është interesante, ka të bëjë me faktin se njëri prej tyre, pikërisht ai që ka goditur trajnerin, Nehat Fojleta, rezulton si futbollist i rregjistruar në FSHF por pa dhënë më shumë detaje për të se me cilin ekip ka luajtur etj.

Nga Klubi Vllaznia konfirmohet fakti se ky person nuk rezulton të jetë pjesë e Akademisë së tij prej disa vitesh.

Me këtë mbiemër, ka qenë një futbollist i cili ka luajtur deri me ekipin U-19 të Vllaznisë por është person tjetër dhe ai nuk është 19 vjeç sa autori i arrestuar por sot është 22.

Pas investigimit të bërë, rezulton se Fojleta ka luajtur futboll por në një periudhe të shkurtër para 5-6 vitesh dhe ka qenë futbollist i federuar me moshat e Adës.

Një gjë e tillë pra hedh poshtë hipotezën se i arrestuari ka pasë probleme direkt me trajnerin për çështje sportive.

Në fakt edhe Gjoka në daljet publike pas këtij incidenti ka deklaruar shpeshherë se e rëndësishme është të gjendet “koka” e këtij akti sepse autori që e ka bërë nuk konsiderohej i tillë prej tij.

Tashmë pas arrestimit të këtyre dy personave mund të dalin në dritë edhe gjëra të tjera që mund të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.
© shkodrasport.com