Pas asaj me Belajdi Pusin, Klubi i Futbollit Vllaznia pasditen e sotme ka nderprere edhe nje tjeter kontrate me nje nga futbollistet e saj aktuale.

Behet fjale per sulmuesin brazilian Wenderson da Silva Soares. Lojtari i ardhur ne fundin e muajit gusht nuk dha ate çfare pritej dhe per rrjedhoje i zhgenjeu te gjithe teksa ka arritur te shenoje vetem nje gol ne ndeshjet e luajtur me fanellen kuqeblu.

Ja çfare shkruhet ne njoftimin e klubit shkodran:

KF Vllaznia bën të ditur se nga sot futbollisti Wenderon da Silva Soares nuk do të jetë më pjesë e skuadrës. Me të është rënë dakord që të ndërpritet me mirëkuptim kontrata e punës dhe në fund palët kanë shtrënguar duart me njëri- tjetrin.

KF Vllaznia e falenderon futbollistin Wenderson da Silva Soares për kontributin e dhënë gjatë këtyre muajve tek ekipi jonë dhe njëkohësisht i uron suksese në karrierën e tij të mëtejshme!