Monday, January 12, 2026
FAQJA E PARE KRYESORENuk mund të qendrojë në stol, Ronaldo bën rolin e Alegrit dhe...

Nuk mund të qendrojë në stol, Ronaldo bën rolin e Alegrit dhe i jep udhëzimet Bernardeskit

Kristiano Ronaldo e ka nisur në stol takimin e sotëm kundër Udinezes.

Alegri ka preferuar të hedhë Bernardeskin dhe Dibalën në vend të tij, ndërsa ky i fundit e ka shpërblyer menjëherë besimin me golin e shënuar që në minutën e 3-të.

Por stoli nuk bën për 5 herë fituesin e Topit të Artë, i cili nuk mund të qendrojë i ulur dhe pasiv përgjatë gjithë takimit.

Ronaldo është i vendosur të japë në një mënyrë kontributin e tij dhe këtë herë ka zgjedhur të bëjë rolin e Masimiliano Alegrit. Sulmuesi 35-vjeçar ka shkuar pranë shokut të tij të skuadrës, Bernardeskit, duke i dhënë udhëzimet e tij për lojën.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments