Nje gol i futbollistit Redinel Gjikolaj i ka mjaftuar Beselidhjes per te mundur Sopotin dhe per te vijuar me kryesimin e renditjes edhe pas javes se 16-te te kampionatit te kategorise se dyte.

Ne fakt nuk ka qene nje ndeshje e lehte sepse librazhdasit kane luajtur mire, duke i kushtuar shume rendesi mbrojtjes dhe ia kane dale qe ta mbyllin pjesen e pare me rezultatin e barabarte 0-0.

Padyshim qe kjo gje nuk i pelqeu lezhjaneve qe u hodhen te gjithe ne sulm per te kerkuar golin e avantazhit dhe ia kane dale ta realizojne ne minuten e 74-te me ane te Gjikolajt. Me pas deri ne fund pavaresisht rasteve nuk ka patur gol tjeter.

Perfundimisht 1-0 per Beselidhjen e cila me kete trepikesh ngjitet ne kuoten e 43 pikeve duke vijuar te jete ne vendin e pare te renditjes, kur kane mbetur edhe kater jave deri ne fund te kampionatit.

Ajo ka ngjitur Valbonen e cila pret nje hap te gabuar, por djemte e drejtuar nga trajneri Dritan Smajli nuk po ia japin kete kenaqesi sepse jane te vendosur per t’u ngjitur ne kategorine e pare ne fund te kampionatit./www.shkodrasport.com/