Vllaznia në volejboll për meshkuj është rikthyer tek suksesi në kampionat. Volejbollistët kuqeblu likuiduan homologët e tyre durrsakë, duke i mposhtur me rezultatin 3-1.

Skuadra e drejtuar nga trajneri Artan Kalaja ndonëse me disa mungesa në përbërje arriti të fitojë me lehtësi tre sete 25-14, 25-11 dhe 25-13, ndërsa u mposhtën vetëm në një set në shifrat 17-25.

Kështu, në fund, Vllaznia në volejboll për meshkuj arriti të fitojë të gjithë ndeshjen me meritë me rezultatin 3-1, kjo falë edhe një paraqitje të mirë që zhvilloi kapiteni Nikolin Qafarena.

Kështu, Vllaznia merr një fitore shumë të rëndësishme, që vijon ta mbajë skuadrën kuqeblu brenda objektivave të renditjes në zonën “play-of