Në Shqipëri nuk është e padëgjuar që stadiumet të mbeten pa energji elektrike gjatë zhvillimit të ndeshjeve. Rasti më i freskët është ai dy viteve më parë në derbin e kryeqytetit midis Tiranës dhe Partizanit, ndërsa nëse kthehemi pak më mbrapa në kohë është dhe ndeshja midis Gramozit dhe Real Madrid, ku ndërprerja e energjisë shkaktoi bujë dhe në mediet botërore.

Por, mesa duket nga ky fenomen nuk janë imun dhe vende shumë të zhvilluara se ne.

Në Roterdam  të Holandës është ndërprerë ndeshja midis Fejnordit dhe Venlos, pasi dritat pësuan një avari pak sekonda pas shkelmimit të topi të parë.

Të dyja skuadrat pritën në dhomat e zhveshjesh përreth 30 minuta. Në  pamundësi për të kuptuar shkakun e avarisë, federata holandeze vendosi të mos mbajë më në pritje lojtarët  duke e anuluar takimin./sport-ekspres/