Uerdi Mara nuk ka rinovuar ende me Skënderbeun. Ylli i korçarëve është i shumëkërkuar në Superligë dhe jashtë saj, teksa më herët u konfirmua interesii i skuadrave të kryeqytetit shqiptar për të.

Kontrata e 22 vjeçarit nga Maliqi ka skaduar me Skënderbeun, me klubin që ka ofruar një kontratë katër vjeçare.

Djaloshi duket se nuk dëshiron të lidhet kaq gjatë me bardhekuqtë dhe është gati të firmosë për dy vite.

Korçarët e dinë potencialin e Marës dhe nuk dëshirojnë ta humbasin falas nga një rritje në lojën e tij, kështu që duan një kontratë afatgjatë. Deri tani asnjë firmë, me lojtarin që do vendosë për të ardhmen në fundin e merkatos.