Vjen koha e hakmarrjes për të gjithë ata që kanë vuajtur përballë Gjermanisë në vite, dhe pakkush ka vuajtur më shumë se Anglia e cila e ka parë veten shpesh të eliminuar përballë gjermanëve në turne të ndryshëm apo e mposhtur në mënyrë dramatikë nga “pancerat”.

Ndaj edhe Geri Lineker, ai i cili e ka vuajtur në kurriz eliminimin përballë Gjermanisë në Botërorin 1990, nuk i ka rezistuar tundimit të tallet me ta pas eliminimit për të dytin edicion radhazi në fazën në grupe. Ai ka postuar të modifikuar frazën e tij më të famshme që ka thënë për gjermanët.

“Futbolli është një lojë e thjeshtë, 22 burra ndjekin një top për 90 minuta dhe në fund, gjermanët fitojnë gjithmonë”, është fraza e famshme e tij që ripostoi në Twitter, duke i shtuar mbrapa “nëse ata kalojën fazën në grupe”.

Ajo shoqërohej me një video ku shfaqej duke qeshur me të madhe bashkë me Alan Shirer dhe Mikah Riçards.

https://twitter.com/GaryLineker/status/1598420440095289346?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1598420440095289346%7Ctwgr%5E76f8e759d1b6bc9355407920dab78ad8b7bcba52%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=http%3A%2F%2Fwww.panorama.com.al%2Fsport%2Fvideo-tallje-epike-e-geri-lineker-ndryshon-frazen-e-tij-te-famshme-per-gjermanine-22-burra-ndjekin-nje-top-per-90-minuta%2F