Vllaznia luajti pasditen e sotme miqesoren e dyte, kete here perballe Veleçikut. Ne takimin e luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi” kuqeblute kane fituar me rezultatin 3-2.

Duke folur pas ndeshjes, trajneri Mirel Josa eshte shprehur se e gjithe vemendja eshte e perqendruar tashme tek finalja e Superkupes ndaj Tiranes, te cilen ai e konsideron si nje test te rendesishem para ndeshjes shume te veshtire ndaj Egnatias.

‘Kjo nuk është një fazë përgatitore, por një periudhë të cilën e kemi shfrytëzuar për të pasur një gjendje sa më të mirë. Normalisht që kushtet ku jemi stërvitur kanë qënë të mira. Ishte mundësia të bënim dhe një ndeshje tjerër, në mënyrë që të shihja problemet që kemi, të shihja lojtarët e rikuperuar nga ndeshja me Tiranën.

Vitin e kaluar kjo periudhë ka qënë ndryshe, pasi në kohë pushimi ne kemi pasur dhe mundësinë e lëvizjes së lojtarëve, por tani nuk është e mundur, kështu që ne do të bëjmë maksimumin për t’u përmirësuar me lojtarët që kemi. Nuk shoh nëse lojtarët shënojnë apo jo, por mund të them që Latifi është stërvitur mjaft shumë edhe kur shokët e tij kanë qënë pushim.

Na mbetet të shohim gjendjen e tij, ndonëse ne duam shumë ta kemi Latifin në gjendje sa më të mirë të gatshëm për të luajtur. Lojtarët që kanë luajtur në pozicionin e Latifit, apo edhe në pozicione të tjera, kanë dhënë maksimumin me përpikmëri.

Finalen e Superkupes une e shoh si nje test shume te rendesishem per ndeshjen e kampionatit me Egnatian. Kjo jo se ne nuk duam te fitojme nje trofe, por vemendja me e madhe eshte tek kjo sfide”- eshte shprehur trajneri Josa.

Te plote prononcimin e trajnerit te Vllaznise mund ta ndiqni ne kanalin zyrtar te gazetes “Shkodra Sport” ne youtube duke klikuar ne linkun e meposhtem: