Kampionati kombetar i mundjes per te rritur eshte mbyllur sot me sukses per ekipin e Beselidhjes se Lezhes. Ai eshte klasifikuar ne vendin e dyte ne renditjen ekipore dhe ne kete menyre eshte shpallur nenkampion i Shqiperise per vitin 2022.

Padyshim qe ky eshte nje sukses per ekipin e drejtuar nga trajneri Altin Shtjefni i cili nxorri 3 mundes kampione nga rradhet e tij, nderkohe qe 5 te tjere jane renditur ne vendet e dyta ne peshat respektive duke u shpallur nenkampion.

Keshtu mundesi Gjet Prenga ka zene vendin e pare ne peshen -67 kg dhe eshte shpallur kampion i kesaj peshe per vitin 2022. Po ashtu, Eduar Pica eshte shpallur kampion ne peshen -97 kg, ndersa Erind Pernokaj Buba eshte shpallur kampiona ne peshen 130 kg.

Nga ana tjeter jane renditur ne vendin e dyte Amarildo Laska ne peshen 60 kg, Danjel Dajani ne peshen 63 kg, Joel Gjelaj ne peshen 72 kg, Ardit Ndoj ne peshen 82 kg dhe Juljan Gjelaj ne peshen 87 kg. Ka patur edhe nje vend te trete per mundesin Marjan Kola i cili eshte ngjitur ne podiumin e peshes 77 kg.

Padyshim qe nje paraqitje e tille eshte nje sukses per mundjen lezhjane e cila vazhdon ne kete menyre ta çoje perpara traditen e mire qe ka patur per vite me rradhe ne kete sport burreror, nen drejtimin e trajnerit Altin Shtjefni./SHKODRA-SPORT.COM/