Vllaznia në basketboll për meshkuj luajti mbrëmjen e sotme, sfidën e rradhës së kampionatit ndaj Tiranës. Takimi u zhvillua në “Qazim Dervishi” dhe shkodranët fituan 82-63.

Megjithatë, jo gjithçka ka shkuar mirë, pasi tifozët ultras të Vllaznisë kanë bojkotuar sfidën e sotme në pallatin e sportit. Sipas tyre, ata kanë hasur në një kontroll të tepruar dhe jo etik nga pjesa tjetër e tifozërisë, teksa për këtë arsye kanë refuzuar që të futen në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” për të ndjekur live ndeshjen.

Duke marrë shkas nga kjo ndodhi në pallatin e sportit, ku policia bëri kontrolle të rrepta, ato paralajmërojnë se nëse ndodh i njëjti precedent edhe në takimin e nesërm në stadiumin “Loro Boriçi” para sfidës Vllaznia-Kastrioti, tifogrupi “Vllaznit Ultras” do ta bojkotojë ndeshjen.

Kështu, mbetet për t’u parë ditën e nesërme, nëse ky tifogrup do të ketë sërish probleme me hyrjen brenda për të ndjekur ndeshjen Vllaznia-Kastrioti.

Maringlen ZHIVANI