Partizani dhe dy senegalezët, Maget Gueje dhe Saliu Sembene, më në fund kanë gjetur paqen dhe frymën e bashkëpunimit.

Gazeta mëson se së fundmi ekipit në stërvitje i është bashkuar edhe Sembene, pas disa javësh në ekipin e dytë, të drejtuar nga Gerd Haxhiu.

Mbrojtësi është forcë e shtuar në organikën e Kolelës, që e ka në plane 20-vjeçarin, pavarësisht se konkurrenca me Menish apo Prekën do të jetë e ashpër.

Siç e kemi raportuar, Maget stërvitet prej disa ditësh me ekipin e parë.