Ish-lojtari Ermal Tahiri, është shfaqur i zhgënjyer me atë që Dinamo ka treguar këtë sezon.

Në analizën e bërë në emisionin “Skaner” në MCN TV, Tahiri deklaroi se në klubin kryqytetas kanë pasur gjithçka, por gabimi është në ndërtimin e skuadrës.

Dinamo është ndërtuare keq që në fillim. Italiani ka përgjegjësitë e tij, sepse ka ardhur këtu dhe bën eksperimente. Kush e drejton këtë ekip? Kush është lidhja? Kush e kontrollon trajnerin? Kush është në stërvitje? Këta shefat që janë aty, nuk marrin vesh nga futbolli? Nuk di asnjëri!

Të vish deri këtu, të kesh lekët dhe të gjitha dhe të mos dish të ndërtosh ekip. Ky është kulmi. Ne shkojmë edhe pa lek aty për të ndihmuar Dinamon, nuk i them këto që të kem një vend aty. Këtu nuk ka asnjeri që të komunikojë me trajnerin.