Dinamo nuk po kalon aspak një moment të mirë. Blutë e kryeqytetitu mposhtën dje 0-2 nga Egnatia dsuke humbur përballjen direkt për mbijetesë.

Kriza e rezultateve radhazi ka bërë që Dinamo të renditet në vendin e parafundit dhe rrezikojnë rënien nga Superliga. I ftuar në emisionin “Skaner”, Sulejman Starova, drejtori i Teutës është shprehur se trajnerit italian nuk i falet që të luajë me lojtarë të rinjë.

“Nuk i falet trajnerit italian, që të thotë do të luajë me të rinjtë. Ta kishin lënë Devollin deri në fund të paktën. Dinamo mund të kishte dalë nga kjo situatë, me lojtarët që ka në organikë. Janë bërë shumë gabime të vogla te Dinamo.

Koha në dispozicion ka qenë për të gjetur lojtarë cilësorë. Chinedu nuk ishte për të luajtur në krye”, u shpreh Starova.