Agnaldo Moraes është larguar nga Kukësi. Nesport.al ben te ditur se referuar burimeve të besueshme pranë klubit verilindor se mesfushori ka kërkuar ndërprerjen e kontratës. Pas bisedimeve me drejtuesit kuksianë, palët janë dakordësuar duke i dhënë fund këtu bashkëpunimit.

Edhe pse te verilindorët kaloi me shumë bujë, shtatlarti që dikur shkëlqeu te Kastrioti nuk arriti të përshtatej si duhet. 28-vjeçari tashmë është lojtar i lirë dhe aktualisht është larguar nga Shqipëria.

Në këtë edicion futbollistik, u aktivizua në 7 ndeshje me Kukësin, ku nuk arriti të shënonte asnjë gol. Braziliani më parë ka provuar dhe një aventurë te Skënderbeu, ndërsa më parë me krutanët.

Kujtojmë që Kukësi në këtë sezon futbollistik nuk është në nivelin e pritur. Interesi është i madh për të parë se çfarë do të ndodhë në merkaton e dimrit për lojtarët që mund të afrohen për të plotësuar organikën e trajnerit Enkeleid Dobi.