Vllaznia U21 po e mbyll me sukses këtë sezon duke u shpallur kampione e vendit. Kuqeblute arriten te fitonin sot ne Durres perballe Teutes me rezultatin 3-2 dhe si rrjedhoje e siguruan titullin dy jave para fundit.

Ndonese kane mbetur edhe dy ndeshje per t’u luajtur deri ne fund, ato me Egnatien dhe Tiranen, ne kampin shkodran ka filluar festa. Pikerisht për kete sukses dhe emocionet e perjetuara, per “Shkodra Sport” ka folur portjeri i ketij ekipi Entoni Shkoza.


– Entoni, urime per fitoren e sotme dhe titullin kampion…

Shume faleminderit!


– Si ndjehesh si kampion i Shqiperise?

Sigurisht qe kam perjetuar emocione shume te medha gjate ketij sezoni sepse kam marre edhe minuta te plota dhe kam dhene maksimumin tim ne çdo ndeshje. Kemi treguar veten qe kemi potencial per te qene kampione dhe prandaj sot ishte momenti per te gezuar e festuar.

– E prisnit qe te ishit kampion kete sezon?

Ka qene nje kampionat i veshtire te them te drejten pasi kemi pas nje fillim jo te mire, por me kalimin e kohes u treguam profesionista dhe rritem performancen tone dhe gradualisht na u rrit besimi se do te ishim kampione dhe ne fund ia dolem.


– Cila ka qene e veçanta e suksesit te Vllaznia U21?

E veçanta ishte sepse kishim nje grup te mire dhe harmonia midis njeri-tjetrit ka qene e jashtezakonshme. Gjithashtu edhe me profesorat qe na kane mbeshtetur dhe afruar çdo dite.

– Keni qënë një siguri për porten e Vllaznia U21. Do te vazhdoni serish me te?

Tani eshte heret te per folur per te ardhmen, por deri tani jam shum i lumtur qe jam protagonist per fitimin e kampionatit duke qene se jemi edhe ekipi qe kemi pesuar me pak gola.


– A deshironi qe sezonin e ardhshem te jeni pjese e ekipit te pare te Vllaznise?

Do shoh mundesine me te mire, por gjithmone synimi kryesor eshte ekipi i zemres, Vllaznia.
Intervistoi: Marinela MATIJA