Marrja e fanellës së Vinicius Jr do të thotë të kesh fanellën e një prej lojtarëve më të fortë të momentit, për këtë Paulo Dybala mund të ndihet i nderuar.

Ylli i Romës ka postuar në Instagram, në historitë e tij, fanellën e sulmuesit të Real Madridit, autor i një goli të shkëlqyer kundër Manchester City-t në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Champions League, i cili vendosi t’i dhurojë Joya-s fanellën e tij me numrin 20, duke shtuar madje një dedikim.

“Për vëllanë tim Dybala kampion bote. Me dashuri Vinicius”, ky është dedikimi i shkruar në fanellë nga Vinicius para se t’i dërgonte dhuratën Dybala-s, i cili falënderoi brazilianin në rrjetet sociale.