Nuk janë më as Manuel Neuer, as David De Gea. Portieri më i mirë në botë për momentin është padiskutim Jan Oblak, edhe pse ka konkurrencë të fortë nga Alisson Becker dhe Marc Ter-Stegen.

Gardiani i Atletico Madrid është një mur i pakalueshëm dhe në dy sfidat përballë Liverpool, në Champions League, të gjitha aftësitë e tij u vunë në dukje.

Oblak që kur i është bashkuar Atletico Madridit, ka bërë ndeshje të shkëlqyera, duke mbajtur shpeshherë rrjetën e paprekur dhe duke bërë një numër shumë të madh pritjesh. Numrat flasin vetë dhe statistikat e Oblak, janë mbresëlënëse.

Gardiani i “Colchoneros” ka luajtur 180 ndeshje me fanellen bardhëkuqe, ku ka pësuar vetëm 115 gola. Oblak është vënë në ndjekje të ndeshjes numër 100 ku mban rrjetën e paprekur, pasi deri tani, ka 99 të tilla. Fantastik!/abcnews/