Kombëtarja shqiptare e futbollit fitoi 1-0 me Andorrën në “Air Albania”. Sfida që vlente për xhirron e fundit të kualifikueseve të Botërorit Katar 2022 nuk ka qenë e lehtë për kuqezinjtë, që i janë falur një goli të Çekiçit nga pika e bardhë e penalltisë.
Ndeshja ka nisur mirë për tanët, që kanë shpërdoruar disa raste. Në fraksionin e parë edhe miqtë kishin shanset e tyre, teksa do duhej një penallti për tri pikë.
Shqipëria i mbyll kualifikueset në vendin e tretë në grupin I, pa pasur mundësinë për fazën finale të Botërorit. Vuajtja për këto tri pikë vendos një rekord për tanët, që e mbyllin me 18 pikë si asnjëherë më parë në kualifikuese.
Pas ndeshjes foli futbollisti kuqezi, Odise Roshi:
“Ndeshje me grintë në anën personale? Unë jap 110 përqind, si 1 minutë si 90 minuta. Luajtëm me mungesa dhe e dinim vështirësinë. 18 pikë rekord dhe gjithë shqiptarët të jenë të kënaqur. Ta harrojmë ndeshjen me Anglinë. Ky grup është rritur shumë dhe duhet respekt, u penalizuam nga Polonia brenda.
Sot krijuam shumë raste, mund të bënim tre – katër gola. Rëndësi kanë pikët. Rasti me Bajramin? Më erdhi keq, them se nuk më pa. Do isha i kënaqur për pasën, por nuk e mora.
Moduli? Futa më shumë se 10 topa në zonë, nuk ndihem mirë por gjithsesi…”, tha Roshi./newsport/