Shkodra nuk “prodhon” vetem futbolliste. Pak dite me pare, Gjon Vata i datelindjes 14.06.2002 ne garat kombetare te zhvilluar ne Leuven eshte shpallur nenkampion i Belgjikes per te rritur ne 100 m ne stilin flutur me kohen 55’88”.

I rritur ne nje familje artiste nga gjyshi dhe vellai binjak Marku nje futbollist profesionist ne Belgjike, Gjon Vata eshte misherim i njeriut qe me pune arrihet gjithçka. Rezultatet e Gjonit nuk jane rastesore. Ne vitin 2016 ai arrin te shpallet kampion i Belgjikes ne 100 m dhe 200 m ne stilin flutur dhe nenkampion ne 200 m ne stilin shpine per junior.

Keto suksese do t’i shpalose serish ne vitin 2017-2018 dhe 2019 ne stilin flutur dhe shpine, gjithmone ne kategorine junior. Gjate viti 2020 per shkak te covid -19 nuk zhvillohen garat dhe Gjonit gjate kesaj periudhe do t’i duhet te stervitet intesivisht ne menyre individuale per te ruajtur formen dhe per te rritur parametrat tekniko-fizike.

“Gjoni eshte nje djale shume ambicioz dhe me nje vullnet te jashtezakonshem- me thote profesori i tij Karim Naili cili prej 6 vitesh merret me pergatitjet e tij kur e pyes per gjendjen e tij Shpresojme qe shume shpejt dhe me nje pune serioze te tentojme vendin e pare” e mbyll biseden tekniku franko-algjerian.

Rezultatet e arritur nga shkodrani Vata ka rene ne sy te mediave vendase ne Belgjike te cilat e etiketojne ate si nje notar me shume perspektive por çuditerisht ketu ne Shqiperi ku operojne shume media dhe portale, emri i ketij talenti nuk figuron ne asnje rresht apo kronike televizive.

Eshte detyre emergjente e drejtuesve te Federates Kombetare te Notit te Shqiperise qe ta rregjistrojne ate ne aktivitetet nderkombetare ne menyre qe ky xhevair ne garat e ardhshme te moshes se tij te perfaqesoje denjesisht ngjyrat e flamurit kuqezi.

Suksese Gjon Vata, djali prej Shkodre fjalepak dhe puneshume qe po nderon jo vetem emrin tend por na ben edhe ne krenar me rezultatet e arritura.
Arber Emiri