HomeFUTBOLLOfertë gjysmë milionë euro për lojtarin e kombëtares shqiptare, Malaga merr vendimin

Ofertë gjysmë milionë euro për lojtarin e kombëtares shqiptare, Malaga merr vendimin

Keidi Bare është një nga lojtarët më të mirë te Malaga, por e ardhmja e tij nuk është ende e qartë në klubin spanjoll.keidi bare

Malaga po kalon një situatë të vështirë ekonomike, dhe e ka të vështirë të paguajë pagat për stafin në muajt e ardhshëm. Pikërisht nga kjo situatë e vështirë e klubit, kërkojnë të përfitojnë ekipet e tjera, të cilat do të përpiqen të marrin lojtarët më të mirë të Malagës, Një nga më të mirët është edhe mesfushori shqiptar, Keidi Bare.

Sipas mediave spanjolle, në drejtim të klubi ka ardhur një ofertë prej 500,000 mijë eurosh nga skuadra tjetër spanjolle e Rajo Vajekano.keidi bare

Megjithatë kjo nuk i ka kënaqur drejtuesit e klubit, të cilët e kanë refuzuar atë që para disa javësh. Edhe vetë Bare në një intervistë të dhënë para pak kohësh, është shprehur se të ardhmen e tij e ka lënë në dorë të klubit.

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments