Olimpiakos U17 ne rradhet e te cilit luan edhe shkodrani Andreas Ndoj, prej disa ditesh ndodhet ne Sllovaki ku eshte duke zhvilluar pergatitjet per sezonin e ri dhe njekohesisht po merr pjese ne nje turne nderkombetare qe eshte duke u zhvilluar atje.

Pasditen e sotme, ekipi grek eshte ndeshur me Barcelonen dhe e ka mundur ate me rezultatin 4-1. Nje nder protagonistet e ketij suksesi per Olimpiakosin ka qene edhe mesfushori Ndoj. Ai ka shenuar njerin nga tre golat e kesaj fitoreje duke lene kesisoj gjurme ne suksesin ndaj ekipit “blaugrana”.

“Gjigandi” Ndoj luan ne mesfushe dhe ndonese eshte shume shtatelarte, dallohet per lojen me top dhe per rrjedhoje ka edhe aftesi per te shenuar ne portat kundershtare siç beri edhe sot ndaj Barcelones.

Ai gjithashtu eshte edhe futbollist i kombetares U17 te Shqiperise duke qene nje pike e forte ne repartin e mesfushes. E ardhmja e ketij lojtari duket e sigurte dhe hapat po i ngjit nje nga nje.
www.shkodrasport.com