Kombetarja U21 e Shqiperise eshte grumbulluar per ndeshjet e saj te rradhes, ato qe do te luaje ndaj Anglise dhe Kosoves ne ditet ne vijim. Trajneri Alban Bushi nder futbollistet e grumbulluar, ka futur ne liste edhe shkodranin Klevis Bebeziqi.

18 vjeçari qe luan me Olimpija Ljubjana konsiderohet nje lojtar me te ardhme jo vetem nga stafi i ekipeve tona kombetare, por edhe nga klubi slloven qe zoteron kartonin e tij.

Kete e tregon me se miri edhe fakti qe Olimpija ne faqen e saj zyrtare, i ka kushtuar vemendjen e duhur grumbullimit te futbollistit te saj me kombetaren U21 te Shqiperise.

“Tashmë, në Olimpija ka ardhur ftesa e radhës për kombëtaren. Bëhet fjalë për një nga lojtarët e rinj të klubit tonë Klevis Bebeziqi, i cili u thirr sërish në ekipin e Shqipërisë nën 21 vjeç.

18-vjeçari është mesfushori më i mirë sulmues, do të ndihmojë Shqipërinë në ndeshjet e ardhshme kualifikuese kundër Anglisë (7 qershor) dhe Kosovës (13 qershor).

Bebeziqi, i cili në sezonin e sapopërfunduar ka luajtur 19 ndeshje për të rinjtë e Olimpijës, do të tentojë të fitojë paraqitjen e dytë në fanellën e kombëtares shqiptare U21. Ai debutoi më 29 mars të këtij viti, kur kaloi katër minuta në fushë në humbjen e Shqipërisë me Anglinë (0:3).

Shqipëria ndodhet në të njëjtin grup kualifikues me Slloveninë. Republika Çeke kryeson Grupin G (19 pikë) përpara Anglisë (16), Sllovenisë (10), Shqipërisë (9), Kosovës (8) dhe Andorrës (0)”.