Matko Djarmati erdhi te Vllaznia sezonin e kaluar, pas marrjes së presidencës të Alban Xhaferit në fillim të vitit të kaluar dhe nisi udhëheqjen e merkatos, si drejtor sportiv. Pas një nisjeje të vrullshme, aventura te kuqeblutë, këtë sezon nuk shkoi në mënyrën më të mirë të mundshme.

Tashmë, atij i ka përfunduar kontrata dhe është në pritje të një përgjigje nga drejtuesit e Vllaznisë, me në krye presidentin Alban Xhaferi, teksa do të jetë ai që do të vendosë të ardhmen e Djarmatit te Vllaznia.

Vetë drejtori sportiv në një prononcim të shkurtër për “Shkodra Sport”, pohoi se është në pritje të një përgjigje për të ardhmen e tij.

“Tani nuk kam qejf që të flas, sepse nuk e kam zgjidhur akoma statusin tim te Vllaznia. Kur ta kem një lajm të tillë, nëse do vazhdoj punën në Shkodër apo jo, me gjithë qejf do jap intervista dhe do prononcohem për këtë ekip”,-tha shkurtimisht për “Shkodra Sport” drejtori sportiv i Vllaznisë, Matko Djarmati.

Në ditët në vijim, pritet që të ndodhë një takim mes Matko Djarmatit dhe Alban Xhaferit, ku pritet të sqarohet dhe vendoset gjithçka rreth së ardhmes.
Maringlen ZHIVANI