Per Kukesin, sikur te mos mjaftonin rezultatet jo te duhura ne fushen e lojes, vijojne edhe problemet me demtimet dhe mungesa e lojtareve. Me e renda kuptohet qe ka te beje me gardianin e kesaj skuadre.

Portieri i Kukësit Angelo Tafas ka kryer një ndërhyrje kirurgjikale në menisk, pas dëmtimit që pësoi disa ditë më parë në stërvitje.

Operacioni ka dalë me sukses dhe tashmë gardiani i portës së Kukësit do të qëndrojë disa ditë pushim për të nisur më pas periudhën e rikuperimit.

Tafas ka mbyllur para kohe këtë vit kalendarik dhe pritet që të bashkohet me skuadrën gjatë muajit janar. Stati teknik i skuadres kukesiane shpreson shume qe ajo te mos kete kete ndikim ne rezultatet e saj.

Portieri ne fjale ka qene nje nga me te spikaturit e Superliges dhe kuptohet qe nje mungese e tille per nje kohe kaq te gjate do te ndikoje edhe ne formen e tij te metejshme sportive.