Kristiano Ronaldo sot ka hyrë përgjithmonë në historinë e Kampionateve Botërorë, duke u bërë lojtari i parë i cili shënon në 5 Kupa Bote të ndryshme. Ai ka gjetur rrugën e rrjetës në atë të vitit 2006, 2010, 2014, 2018 dhe sot ndaj Ganës duke hyrë tashmë në histori si një nga golashënuesit më të njohur të këtij aktiviteti.

Megjithatë, në rrjetet sociale ai nuk ka dhënë një mesazh për këtë arritje, por për fitoren e Portugalisë që i bëri një start të mirë turneut.

“Ishte një fitore shumë e rëndësishme për debutimin tonë në Botëror, por nuk kemi fituar ende asgjë, ishte vetëm hapi i parë. Qëndrojmë të përqendruar në vijimësinë e objektivave tanë. Forca Portugali”, shkruante Ronaldo.

Një mesazh i qartë i një lideri, por edhe një mesazh i qartë i ambicieve që ka Portugalia, e cila do të tentojë t’i shkojë deri në fund turneut.