Richarlison ka qenë fantastik në fitoren spektakolare të Brazilit në ndeshjen e parë të fazës grupore në Kampionatin Botëror, ‘Katar 2022’.

Selecao e nëpërkëmbi përfaqësuesen serbe, të cilës megjithatë arriti t’ia shënonte vetëm dy gola.

Dhe gjithçka flet për yllin e Tottenham Hotspur, i cili i shënoi të dy golat e skuadrës së tij.

Ai fillimisht e zhbllokoi rezultatin me një top të kthyer nga portieri pas goditjes nga Vinicius Junior, ndërsa goli i dytë ishte gol klasi.

Richarlison pranoi një pasim nga sulmuesi i Real Madridit në mënyrë mjeshtërore duke e ndalur vetëm sa të çohej topi në ajër dhe pastaj në mënyrë akrobatike goditi që topi të ndalej vetëm në rrjetë.