Nga Prof.dr. Xhevdet Zekaj

Ka një garë interesante për gjithë Superioren, kjo edhe sipas drejtorit sportiv “në pension”, që nuk e pëlqen këtë skemë. Konkurencë, garë e fortë, shpesh ndeshje të bukura, surpriza si ato të Kukësit edhe në Kupën e Shqipërisë, çka duket në përballjet mes gjysmëfinalistëve, teksa janë luajtur tashmë “aktet” e para.

Po, po, Superiorja e këtij sezoni po dëshmon rivalitet më shumë se të çmendur, ashtu si deklaron shpesh moderatori modern Gert Çarçani, e cila tani po i afrohet fundit. Pa ekstazë, “pa dylbi”, por e karikuar më fort nga “kazan-drejtori”, që shëtit ekraneve duke dhënë “leksione” futbolli, menaxhimi etj. edhe për gjigantë të Europës, jo më skuadrat tona, Egnatia është kthyer në formën e zakonshme. Kjo falë strategjisë së Edlir Tetovës dhe stafit të tij, të përbërë nga Julian Brahja, Taulant Guma, përgatitësi atletik Andri Babaj, fizioterapisti Ilir Kapllani dhe mjeku Emil Bizhdili, Revion Mekshi videoanalist dhe nën mentorimin e presidentit Demrozi dhe drejtorit Klajdi Zenelaj. Po, tani është kthyer skuadra rrogozhinase e dy fazave të para. Kjo i ka vetëndërgjegjësuar të gjithë për të qenë gati për këtë pranverë-verë të çmendur futbolli.

Po, po, do të jetë një pranverë-verë e nxehtë mes kampionateve tona kombëtare, Kupës së Shqipërisë, Kampionatit Europian dhe garave kontinentale të klubeve të ndërthura me këto data:

22 maj, ora 21:00 – Në Dublin, finalja e “Europa League”

Maj – Dita e fundit e Superiores 2023-2024

29 maj, ora 21:00 – Në Athinë, finalja e Ligës së Konferencës

1 qershor, ora 21:00 – Në Londër, finalja e Champions League

15 qershor, ora 21:00 – Në Dortmund, Itali-Shqipëri (debutimi i kuqezinjve në finalet e “Euro 2024”)

20 qershor, ora 21:00 – Në “Gelsenkirchen”, Spanjë-Itali (“Euro 2024”)

24 qershor, ora 21:00 – Në Leipzig, Kroaci-Itali (“Euro 2024”)

14 korrik, ora 21:00 – Në Berlin, finalja e Kampionatit Europian.

Egnatia është në garë për të dy trofetë kombëtarë; Superiore dhe Kupën e Shqipërisë. Vllaznia ende Lufton në të dyja frontet, ndërsa Partizani, Dinamo, Tirana, Skënderbeu i kanë varur shpresat te një vend në “final four”. Tirana ka një sprovë të vështirë përpara, të përmbysë disavantazhin 2-0 ndaj Kukësit, në gjysmëfinalen e kthimit, për të mbetur në lojë edhe në Kupën e Shqipërisë. Gabimet kushtojnë shtrenjtë tashmë për këdo, nuk ka kohë për të rikuperuar.

Eksperimentet apo rotacionet, si ato që bëri Egnatia (sepse kishte krijuar një distancë prej 11 pikësh nga vendi i dytë), janë të rrezikshme dhe kurrsesi të rekomanduara. Kësisoji, në javët e mbetura të Superiores do të shohim beteja të vërteta, si në gjysmën e siipërme të klasifikimit, me synim “final four”, por edhe në gjysmën e poshtme, ku ethet e mbijetesës në elitë janë të mëdha.

Prandaj e themi pa frikë se Superiorja e këtij sezoni po dëshmon rivalitet më shumë se të çmendur, ashtu si deklaron shpesh moderatori Gert Çarçani, i ndikuar nga adrenalina e rritur e fushës së blertë edhe në transmetimin dhe analizimin televiziv të ndeshjeve.

Ja praqë edhe skemae ”çmendur” u bë pjesë e bukutisë së këtij kampionati dhe përse ka probleme, por me një Egnatia për të thyer rekorde e për të fituar trofetë.