HomeKRYESOREOpinion/ Faleminderit Armeni ! E bekuar sa herë që Kombetarja ka halle…

Opinion/ Faleminderit Armeni ! E bekuar sa herë që Kombetarja ka halle…

E bekuar kjo Armenia ! Sa herë që jemi në hall, ekipi që na jep një dorë të “ngrohtë” është Armenia. 6 vite më parë, flirtuam me pagesë me ta dhe katapultuam në Europian.

Mbrëmë, kemi fituar me 2 gola një ndeshje miqësore me Armeninë, duke i dhënë fund një seriali dështimesh prej 10 ndeshjesh. E mbylli me “fitore” edhe trajneri Edi Reja, që nuk dorëzohet deri në fund kur thotë :

“ Nuk i dihet nëse do të largohem apo jo..” Në këto 3 vite që qëndroi në stolin e kuqezinjve, mësoi edhe një sekretin e sekreteve : shefat nuk ikin kurrë, por vetëm vijnë! Dhe dy kumbarët e tij , vetë zoti Rama dhe presidenti Duka, dyshja që kuptohet me një të “lëpirë xhakete” ..po japin prova pwr njw qwndrim tw “përjetshëm”. .

Nuk paska qënë thjesht batute, dhe ajo shprehja e profesor Rejës kur e uruan për ditlindje.

-Profesor , urojmë që të jetoni 100 vite ! – e uruan futbollistët dhe zyrtarët tanë. Profesori, duke qeshur, i paska thënë : “ Bashkë do të festojmë shumë ditlindje..” Dhe çfarë ditlindjes me urime pwr “gines”?

Mbetet i paharruar , i denjë për muzeun e mekatave, kur kampionët e servilizmit uruan “zotin” e tyre : “ Të na rrojë presidenti edhe më shumë se futbolli..” Dhe na pëleqn apo jo, futbolli ka vdekur nëpërs stadiume, ndërsa presidenti është gjallë nëpër..pudiume! (Marrë nga Sfidanti.al)

RELATED ARTICLES

Most Popular

Recent Comments