Me fitore e ka mbyllur ndeshjen e sotme edhe Vllaznia U19. Ajo mesditen e sotme ka triumfuar me rezultatin 3-1 ndaj ekipit te Teutes, ne ndeshjen e luajtur ne fushen sportive “Reshit Rusi”.

Futbollistet shkodrane kane lene pas humbjen e javes se kaluar me Laçin dhe eshte futur ne fushe ndaj durrsakeve me objektivin e qarte per ta fituar me çdo kusht kete ndeshje dhe ne fund ia kane dale.

Ne fundin e pjeses se pare, pikerisht ne minutat shtese te saj, ka qene futbollisti Leandro Matija i cili ka shenuar golin e pare, duke zhbllokuar ne kete menyre rezultatin e ndeshjes dhe po ashtu ky 45 minutesh eshte mbyllur me kete gol.

Nderkohe ne pjesen e dyte ne skene do te dilte sulmuesi Kevin Dodaj. Ai vinte pas nje demtimi prej disa javesh dhe ehte aktivizuar nga ana e trajnerit Doçi duke treguar menjehere vlerat e tij. Dodaj ka shenuar ne minuten e 74-te fillimisht golin e dyte te Vllaznia U19 dhe me pas shtate minuta me vone edhe golin e trete, te dytin personal ne kete ndeshje. Pak para fundit Demircani ka shenuar te vetmin gol per Teuten qe thjesht ka sherbyer per te ngushtuar shifrat ne 3-1.

Me kete rezultat eshte mbyllur i gjithe takimi dhe Vllaznia U19 eshte ngjitur tashme ne kuoten e 10 pikeve duke qene e renditur ne vendin e peste te tabeles se klasifikimit./SHKODRA-SPORT.COM/


VLLAZNIA U19- TEUTA U19 3-1

Golat: Matija, Dodaj 2

VLLAZNIA U19: Jukaj, Rroku, Kapllanaj, Muhaj, Kulla (Beçina ’87), Brahimi (Dodaj 66′), Zymeri (Repaj 46′), Matija (Halili ’52), Cungu, Kodra (Guri ’75), Hagrepi. Trajner: Edmond Doçi