Dita e sotme është dita e fundit e pushimit për lojtarët e Vllaznisë. Lojtarët ditën e nesërme do të rikthehen në fushën e blertë për të nisur stërvitjen me Mirel Josën që do të grumbullojë futbollistët për të nisur përgatitjet për takimin e radhës.

Në kalendar sfida e radhës është përballja me Tiranën në Superkupën e Shqipërisë, takim që do të luhët më 7 dhjetor, duel që do të zhvillohet në “Air Albania”.

Klubi ka në program një minifazë përgatitore, e programuar për t’u zhvilluar në Ulqin, ku skuadra do të qëndrojë për rreth 10 ditësh. Megjithate kjo do te zyrtarizohet ne ditet ne vazhdim.

Fillimisht futbollistet do te grumbullohen pasditen e neserme ne Shkoder per te filluar aty stervitjen dhe me pas do te kete zhvillime te metejshme per pergatitjet e tyre. Kushtet e veshtira atmosferike qe po mbizoterojne ne vend, me shume mundesi do te jene nje arsye me shume per t’u spostuar ne Ulqin ku ka me shume mundesi per stervitje.