Nga Xhevdet Zekaj & Vangjel Sako

Jetojmë në një kohë cudirash, sidomos në Shqipëri; në kohë krize, inceratorësh, borxhlinjsh, invazioni, informaliteti, pa shoqatë gazetarësh sportivë.

Jetojmë në një kohë kur gazetarët sportivë paguhen me rrogë minimale, me dy bordero, me bankë dhe nën dorë. Mjafton kaq për të kuptuar se fletushka që me shkop magjik kërkon të rregullojë futbollin, është si të shajë i dhjeri të përmjerrin.

Puthadorët e shtetit për ndonjë copë tokë , për ndonjë leje ndërtimi a ndonjë falje taksash kanë gjetur “viktimën” e radhës me imoralitetin e një gazetarie pa të vërteta por thjeshtë thashethme prostitucin skandalesh a sandalesh.

Si ka kmundësi që prej kaq vitesh një gazetari jo opozitare, kjo fletushkë nuk thotë një fjalë të mirë për futbollin shqiptar por vjell vrer. Bën shumë mirë që kritikon, evidenton, dhe të gjithë duhet të jemin solidarë ndaj të keqesh, por seriozisht e ka që FSHF-ja nuk ka bërë asgjë, se futbolli në këtë vend qenka problemi (skandali) i madh?!

Në një shkarje të tillë profesionale na vjen ndërmend festa e kafshëve të pyllit, ku sorkadhja ishte protokolli. Kur erdhën kafshët, ato u ulën nëpër vendet e tyre të rezervuara.

Mbërriti edhe derri. Sorkadhja i thotë derrit: Zoti hajde këtej, te vendi yt. Ke ushqime sa të duash. Derri po derr refuzon dhe shkonte nga plehrat. Shkurt fare po bëni rolin e derrit në këtë fabul.

O derra, mos u merrni vetëm me plehrat (inceratorët), hidhni një sy dhe nga realiteti, nga vlerat, nga puna e madhe e bërë tërë këto vite në futbollin tonë.

Nëse e nxini futbollin në fletushkën tuaj apo penën tuaj, si pranoni të dilni e jepni mend në një tjetër kryevepër të Dukës, Super Sport, që e ka nxjerrë futbollin e Superiores në dritë të diellit, transmeton gjithcka “live”. Cilin të marrim për të vërtetë, “derrin” e fletushkës apo “derrin” e ekranit të SS?

E dinë të gjithë se cfarë institucioni model është FSHF-ja, me gjithë infrastrukturën e vet njerëzore në krejt vendin. Ia kalon cdo ministrie në vend me mënyrën e funksionimit, organizimit dhe ekspertizës. Shembullin e qartë për këdo e dha në organizimin e finales së “Conference League”.

Shqipëria live nga 160 vende dhe 450-550 milionë shikuesish. Ishte festë futbolli jo e birrës, shurrës apo qofteve me mish gomari a… Ky institucion është i vetmi shqiptar, tashmë i integruar plotësisht në Europë.

Falë Dukës, ne kemi një “ministër” në qeverinë europiane të futbollit kontinetal. Pse vallë, ngaqë janë “skandal”, sikurse “masturbohet” përditë me tituj nga gazetarë fletushke që po tkurret përditë, ndodh ky përfaqësim i lartë në UEFA?!

Kjo FSHF, ky futboll që mundoheni ta nxini përditë, shënoi dy kulme historike për vendin tonë: finalet e “Euro 2016” dhe finalja e parë europiane në vendin tonë, Conference League. Gjeni një arritje tjetër të këtyre valencave ndërkombëtare të vendit tonë, në sport jo e jo, por as realitetin politiko-shoqëror.

Mos ma krahasoni me një takim para pakditësh tek komshitë e Dukës me 5 milionë euro nga taksat e shqiptarëve, por edhe aty falënderojmë Fidel Yllin që fitoi këtë projekt për volejbollin e basketbollin. Dhe përse 50 vite më parë në prefeksion e ka bërë Enver Hoxha, ku volejbolli shqiptar pushtoi Europën, ku perandori Agim Fagu ne basketbollin tronditën europën.

Por, ky organizim i udhëhequr nga Duka ka sjellë shumë para për infrastrukturën futbollistike në Shqipëri, për klubet, pa vjedhur asnjë cent të taksave të shqiptarëve, qoftë edhe indirekt nëpërmjet reklamimit të plehrave (inceratorëve).
Pra, shihni traun në syrin tuaj o të mjerë, para se të kërkoni qimen në syrin e FSHF-së dhe Dukës. Cdo e pështyrë kthehet e bie mbi surratin tuaj si te derri i fabulës.

Cfarë ka ndodhur? Zoti Duka flet, ngre probleme, ju thotë “mjaft më se po kaloni cdo limit. Pseudo-gazetaria juaj kundërmon më keq se plehrat në Sharrë.

Duka bën mirë që i drejtohet publikisht gazetarucëve informoalë me rrogë 300 dollarë e pa shoqatë, apo sinfikstë, sepse ata pa pikë profesionalizmi, të vërtete dhe përgjegjësie vjell vrer cdo ditë. Ka një limit për gjithcka. Ka shkruar rregullisht për skandale imagjinare të FSHF-së, por a ka shkuar ndonjëherë në dyert e gjykatës për shpifjet pa fund? Çfarë investigimi bëjnë? Çfarë faktesh ka?

Kur e kalon cdo cak, shkel cdo rregull të deontologjisë së profesionit, e meriton edhe seften sipas kokës…
Tërë këto trukime, skandale… që i proklamon përditë në faqet e veta, a e ka bërë detyrën e vet, duke trokitur e denoncuar në dyert e drejtësisë shqiptare?

Sigurisht që jo, sepse nuk ka asnjë të vërtetë në ato që shkruan, ose shpif aq shumë sa fatmirësisht nuk ia ka dalë as të arrijë efektin “bomastik” gazetaresk, të shesë ndonjë kopje më shumë.

Me shpif, shpif se dicka do të ngelet nuk ecet pa fund, secili duhet të mbajë përgjegjësi për ato që thotë dhe bën.
Për cilin standard gazetaresk ankohen këto të fletushkës se nuk kishin akreditim në “Arena Kombëtare” për finalen e Conference League, kur organizatorja ishte UEFA, aplikimet bëheshin atje online. Edhe këtë mufkë nuk kanë turp ta thonë publikisht, vetëm se nuk kanë cfarë t’i bëjnë gomarit dhe i bien samarit!

Me standardin e derrit të fabulës nuk mbahet në këmbë fletushka, njerëzit kanë tashmë mijëra dritare informimi në kohë reale, nuk mashtrohen nga shpifjet e paketuara me para inceratorësh.

Kjo fletushka dihet tashmë se sa shitet, ndërsa finalja e Dukës, që e solli në Shqipëri, pati audiencë në 145 vende të botës dhe 450 milionë shikuesis dhe falënderimet pa fund nga institucione sportive. Dallimi dhe ndryshimi mes palëve konstatohet qartë edhe këtu. Pa folur pastaj për kombëtaren kuqezi, që bën krenar tërë shqiptarët, anekënd botës ku jetojnë. Vazhdoni ju si “fanar ndricues”, si “frëngji” nxirjeje e gjobash, vetofrimi për ndonjë leje ndërtimi, por si ka mundësi që nuk pamë kurrë në faqet tuaja për terrene stërvitore të zhdukura dhe të mbjella me pallate? Prestigji juaj si fletushkë nuk shkon më larg se padelli, futbolli 5×5, hipizmi, garat e shurrës në Godolesh, Bulqizë etj ku sipas “profesionalizmit” tuaj gazetaresk, këto thyen rekorde botërore!!!

A e kuptoni sa qesharak jeni bërë, duke naltuar me të madhe djalin e bosit në faqen e parë dhe nxirë gjithcka futbollistike në këtë vend. Ky është standardi që mbroni e përconi ju? E turpshme, e denjë vetëm për një fletushkë. Ju vendosni futbollin 5×5 para sukseseve të kombëtares, stadiumit që mahniti edhe tifozët italianë e holandezë, finales së Conference League, ndërsa Duka tregohet vizionar edhe në planin gazetaresk, sa ju lejon ju “lehës” të thoni cfarë të doni në platformën e tij televizive.

Personalisht ka vite që as e blej dhe as e lexoj fletushkën, sepse nuk ka cfarë thotë, vetëm përsërit vetveten me skandalet imagjinare. Shpifjet e nxirjet e realitetit kërcasin direkt edhe për më të painformuarin, sepse futbolli shqiptar, që nga moshat e deri te kombëtarja kuqezi, janë shumë përpara cdo realiteti socio-politik në vendin tonë. Ju pretendoni se ka prekur biznesin e dikujt Duka, kur shkruani ashtu shpifjesh, por nuk e kuptoni se në fakt prekni kontributin e mjëra njerëzve që merren, ushtrojnë dhe jetojnë përmes futbollit.

Po interesin, vizionin, punën e FSHF-së nuk e quani biznes… Si nxini punën e saj, që ka angazhuar mijëra fëmijë të merren me sport, të largohen nga rrugët, nga veset, droga etj. More “derra”, para se ta ngulni thikën në kurrizin e tjetrit, kthejeni një herë edhe nga vetja. Kaq vite pretendoni se keni zbuluar skandale, por asnjë gjë nuk keni kuptuar, se nuk ndaloni dot (“fusni minaren në thes”) as kalimin e tureve të skuadrave shqiptare, as sukseset e mëdha të kombëtares kuqezi, as ndërtimin e stadiumeve të reja. Apo këto nuk i bën FSHF-ja e Dukës, por bashkia e lejeve të ndërtimit, skuadra e 5×5, borderotë e reklamave të inceratorëve?!