Pas 3 ditesh mbush 14 vjeç, por qe tani duket qarte se ka parametrat e nje sulmuesi te se ardhmes. E kemi fjalen per Emanuel Vukajn, futbollistin i cili diten e sotme eshte nderuar me nje kupe si golashenuesi me i mire i kampionatit U15 te Liges Amatore per Zonen e Shkodres.

Pjestar i Vllaznise se drejtuar nga trajneri Astrit Prençi, ai ka arritur qe ne 25 jave te shenoje plot 37 gola. Me shume se askush tjeter dhe per kete arsye, e ka merituar trofeun e mesiperm.

Te gjithe ata qe e kane pare duke luajtur, kane evidentuar menjehere disa veçori qe e bejne ate nje element te perspektive. Ndonese nje vit me i vogel se te gjithe kundershtaret e tij, Emanueli ka kaluar çdo mbrojtes dhe portier qe i ka dale perpara dhe ka shenuar pafund gola.

I morem trajnerit Prençi disa fjale ne lidhje me kete sportist per te mesuar me shume rreth tij dhe ai shprehet: “Kemi te bejme me nje lojtar qe per momentin po shkelqen dhe i ka te gjitha premisat per te bere mire edhe te ardhmen, por padyshim qe i duhet te vazhdoje te punoje fort.

Nje lojtar qe luan mire me te dyja kembet, shfrytezon edhe shtatelartesine, nderkohe qe ka nje nuhatje te madhe perpara portes. Emanueli i ka te gjithe parametrat per te bere mire edhe ne vazhdim dhe shpresoj shume qe Vllaznia te gjeje sulmuesin e duhur tek ai”./SHKODRA-SPORT.COM/