Transferimi i Sadio Mane te Bajerni duket i kryer, me bavarezët që kanë arritur tashmë një akord me Liverpulin për afrimin e senegalezit në skuadër.

Zyrtarizimi i tij duket se do të mbërrijë shumë shpejt ku raportimet nga Gjermania thonë se ai do të ndodhë në javën e ardhshme.

Sipas “Sky Sports Germany” 30-vjeçari pritet të kryej vizitat mjekësore dhe të hedhë firmën në kontratën me bavarezët ditën e martë të javës që vjen duke kompletuar kështu këtë transferim.

Ky afrim në skuadër duket se do të hapi dyert e largimit për Robert Levandovskin, me polakun që po këmbëngul për t’u larguar drejt Barcelonës.