Vetem 14 vjeç dhe me një “nuhatje” për golin për tu admiruar nga “big”-et e futbollit. I jashtëzakonshem në ajer, por dhe një e ardhme e sigurtë për futbollin shqiptar.

Bëhet fjalë për sulmuesin shkodran të ekipit kombëtar U15, Oliver Blini, i cili në dy ndeshje me ekipin kombetar arriti të shenojë 2 herë, në ndeshjet miqësore që ai zhvilloi në Kukës ndaj Kosovës.

Në dy ndeshjet e Shqiperise U15 ndaj ekipit kosovat, Blini spikati me golat e tij me kokë si dhe me një lojë mjaft të mirë. Lojtari me një fizik për t’u admiruar, aktivizohet me një ndër akademitë më të mira në Italise, atë të Empolit ku ka arritur të fitojë disa trofe dhe duke rënë në sy të skautëve më të mëdhenj të italisë.

Me shumë mundesi në një të ardhme të afërt, Blini do jete në gjurmët e Kristjan Asllanit, i cili doli po nga kjo akademi dhe tani është bërë një “ënderr” për çdo ekip të Seria A.

Lojtari që mban numrin 10 në fanellë, Oliver Blini në një prononcim për “Shkodra Sport” është shprehur se ndjehet i lumtur nga prejardhja e tij dhe se ndjehet krenar që iu dha mundesia të luajë për ekipet zinxhire të kombëtares kuq e zi.

Nder të tjera Blini shpreh një admirim të madh për vendin ku i linden prindërit dhe thotë së nëse një ditë do ketë sukses në karrierë, nuk do lërë në harrese Shqipërinë, e në veçanti Shkodren e Malesinë e saj, Dukagjinin.
Uesli HILI