Ndoshta gaboj te shprehem se nje kampionat kombetar si ky i edicionit ’19-’20 ralle mund te kete te dyte, nga sesi po ndodhin permbysjet ne renditje. Jane zhvilluar plot 9 jave dhe jo vetem shkembimi i vendeve i perhershem (vetem Flamurtari eshte betonuar ne vendin e fundit) por ajo qe e ben me interesante dhe joshese eshte diferenca e ngushte jo vetem ne mes tri kryeuseve Partizani 17, Bylis 16, Vllaznia 15 pike, por dhe Skenderbeu ne vendin e shtate nuk eshte me shume se kater pike nga Partizani, tre pike nga Bylisi dhe dy pike nga Vllaznia.
Pra nje fitore te ngjit kater ose pese shkalle ne krye te renditjes ose te zbret po aq shkalla ne fundin e renditjes. Vllaznia e rikthyer pas nje viti ne vendin qe i takon ne Superiore, po luan rolin e nje protogonisteje, e etur per te bere sfiduesen e asaj rregullorje qe FSHF e ruan si nje gjetje me te perkryer ,pjesmarrjen me 10 skuadra, pra nje hakmarrje per padrejtesine qe imponon kjo formule, tashme e kundershtuar vetem nga nje gazetar.
Eshte fjala per gazetarin e njohur Besnik Dizdari, i cili me shume argumenta dhe fakte e ka shperthyer duke i bere nje fyerje e injorim kampionatit te futbollit. Eshte ne te drejten e tij, por fatkeqsisht i pa mbeshtetur nga specialistet e analistet futbollit shqiptar.
E atehere le te kethemi tek kampionati, per t’i dhene pergjigje titullit te opinionit. Ndoshta eshte shpejte per te besuar se ky fenomen do te shoqeroje 27 javet ne vazhdim. Kjo dukuri qe e ka bere kampionatin te jete ne qender te suprizave e te kthesave prej 360 gradesh, une e ndjeki kete fenomen nga interneti nepermes “Panorama Sport” dhe “Shkodra Sport”, nuk mund te gjykoje per nivelin a barazpeshen e ekipeve qe ne nje jave fitojne e ne tjetren humbin.
Ajo qe me intereson eshte Vllaznia, e cila me kete prezantim po bind ne dy drejtime:
-Trajneri M.Januz po i qendron besnik asaj qe ka deklaruar, se Vllaznia do te jete nje konkuruese e denje ne kete kampionat,
-Administratori i Vllaznise Sua Lici dhe kapiteni lika, me pervojen e tyre dhe me optimizmin qe kane shfaqur njeri jashte fushe dhe tjetri i pranishem ne cdo ndeshje, me duket se Vllaznia ka fituar edhe besimin e spektatoreve.
Le te nise nga e para, faza e dyte me te njejtin piksynim perseri: Fitoren.
NAMIK MEHMETI
Firenze 25.10.2019