Kartagjena ka prezantuar mesditën e djeshme Armando Sadikun, sulmuesin shqiptar që firmosi këtë merkato dhe minutat e para me skuadrën i luajti të enjten në ndeshjen miqësore me Getafen.

Sadiku ka folur pas prezantimit për mediat, duke përcaktuar veten dhe ka sqaruar se çfarë mund t’i japë skuadrës së tij të re.

“Unë do të jap gjithçka për ekipin. Jam një luftëtar që luftoj për çdo top dhe nuk di të tërhiqem kurrë. Do të kontribuoj me të gjithë energjinë time për të ndihmuar ekipin dhe për të shënuar sa më shumë”, thotë fillimisht Armando.

SEZONI I KALUAR – Pas një prej sezoneve të tij më të mirë me Malagën në 2019-2020, edicionin e kaluar Sadiku nuk pati shumë mundësi me Las Palmasin duke mos u aktivizuar shumë, megjithëse ai nxjerr përfundime pozitive.

“Isha gjithmonë në dispozicion që nga dita e parë, por Pepe Mel nuk më llogariste.

Prita një kohë të gjatë momentin tim dhe nuk ishte e lehtë, por erdhi dhe mendoj se i dhashë jetë skuadrës”, shprehet ai.

KONKURRENCA – Sadiku dotë ndajë vendin e tij në sulmme Alfredo Ortuno, i cili po tregon një nivel të lartë në fazë përgatitore.

“Në këtë ligë kakonkurrencë në të gjitha ekipet dhe kjo është gjë e mirë sepse të mban të motivuar çdo ditë.

Unë jam një lojtar i gjallë dhe është mirë të kesh një sulmues tjetër për të ndarë golat dhe për të fituar ndeshjet”, thotë Sadiku.

FIRMA – Së fundmi sulmuesi që ka shënuar për Shqipërinë në Kampionatin Europian 2016, ka sqaruar se si u bë i mundur transferimi i tij te skuadra e Kartagjenës.

“Ne kemi folur që vitin e kaluar, por nënshkrimi nuk ishte i mundur dhe mora një rrugë tjetër.

Këtë vit tashmë isha shumë i bindur për të ardhur këtu”, përfundon futbollisti që u vesh bardhezi.