Marko Juriç është lideri i ri në mbrojtjen e Vllaznisë. Në paraqitjen e parë që ka ofruar mbrojtësi kroat me kuqeblutë në ndeshjen ndaj Universitateas së Kraiovës, vlerësimet kanë qenë pozitive.

Ai tregoi se është një futbollist shumë pozicional dhe shumë i saktë në ndërhyrje. Juriç i ka bërë të gjithë për vete me nivelin e treguar në ndeshjen e parë ndaj Kraiovës.

Ndërhyrjet me preçizionin e lartë apo nuhatja e madhe për leximin e lojës së kundërshtarit, nuk janë të vetmet pika të forta të tij, por gjithashtu Juriç ka edhe pasime me një saktësi të madhe.

Në sfidën ndaj Kraiovës, me përjashtim të momentit të penalltisë, që më shumë sulmuesi e fitoi se sa u shkaktua, Juriç ishte i pagabueshëm, teksa bëri një ndeshje mjaft të mirë. Kroati nuk humbi asnjë duel dhe pothuajse gjithmonë ishte në kohën e duhur gjatë ndërhyrjeve.

Fatmirësisht, një futbollist i tillë është afruar në merkaton e verës nga Vllaznia dhe për këtë afrim, duhen përgëzuar padyshim edhe drejtuesit.
Maringlen ZHIVANI