Verën e kaluar u bë pjesë e Partizanit ndërsa këtë merkato kërkon largimin nga skuadra. Ashtu siç beri edhe Herald Marku dhe po tentojne te bejne edhe dy futbollistet afrikane.

Portieri Vokli Laroshi duket se e ka të qartë se nuk do ketë minuta në dispozicion as këtë sezon që nis në 20 gusht, prandaj dhe ka filluar ta mendoje veten larg te kuqve.

20 vjeçari nga Elbasani ka kontratë edhe për dy sezone me Demat, teksa mbipopullimi mes shtyllave ka bërë që ai të shohë mundësinë e largimit, qoftë edhe në huazim, duke i kërkuar klubit të shqyrtojë mundësitë.

Alban Hoxha, Aldo Teqja, Bekim Rexhepi dhe Vokli Laroshi janë emrat e gardianëve të kuq, që kanë blinduar portën për sezonin e ri. Ne kete aspekt, Laroshi po sheh mundesine per te marre letrat dhe per te gjetur ekip tjeter.