Në ndeshjen e sotme ndaj Laçit, ai ka shënuar plot 3 gola duke kontribuar në fitoren e thellë të Vllaznia U19 me rezultatin 5-0.

Eridon Qardaku, mesfushori- sulmues i kuqebluve është shfaqur në një formë shumë të mirë sportive dhe ka spikatur me lojën e tij. Ka shënuar nga goditja e dënimit, me një gjuajtje të fortë dhe një tjetër duke ndjekur një aksion të skuadrës së tij.

Me tregolëshin e sotëm, Qardaku është ngjitur në kuotën e 17 golave të shënuar dhe ai është në garë për një trofe të rëndësishëm: atë të golashënuesit më të mirë të kampionatit.

Në vend të parë aktualisht është lojtari i Tiranës Redi Veriu që ka shënuar 19 gola. Ndërkohë në vend të tretë është një tjetër shkodran- Mehdi Çoba i AAS me 16 gola.

Por nuk mbaron këtu. Në vendin e katërt është një tjetër lojtar i Vllaznisë, Akileu Ndreca që ka shënuar 11 gola. Megjithatë, Qardaku duket se është më afër luftës për të qenë ai golashënuesi më i mirë i kampionatit.
© shkodrasport.com