Fitorja e Veleçikut ndaj Vores pasditen e sotme ka entuziasmuar te gjithe ne kampin koplikas. Ka qene ne fakt nje ndeshje praktikisht e lehte ne leter, por qe ka rezultuar ndryshe ne fushen e lojes dhe per rrjedhoje ato kane fituar me shume veshtiresi me rezultatin 2-1. Duke folur pas ndeshjes ne lidhje me kete sukses, trajneri Besnik Duli eshte shprehur:

“Secila ndeshje ka rëndësinë e saj, por sot djemtë ishin pak të ngarkuar nga ana psikologjike. Me kalimin e minutave ato u futën në lojë. Pasi pësuam gol riparuam në lojë, ndërsa pjesa e dytë kishte një tabllo tjetër. E zotëruam lojën në të gjitha drejtimet duke pasur shumë raste.

Rezultati ishte mëse i merituar. Kjo ishte një nga 8 finalet, kemi kaluar dy dhe na presin gjashtë të tjera. Por, duhet të jemi me këmbë në tokë, pasi siç u pa edhe sot vendi i fundit vjen dhe lufton me të gjitha mënyrat për të marrë pikë dhe kështu nuk ka ndeshje të lehta.”

Por nderkohe, Duli ka dale kunder skemes aktuale te kampionatit qe pergjysmon piket ne fazen e trete sepse sipas tij, kjo nuk eshte aspak e drejte.

“Do të bëjmë maksimumin për të arritur mbijetesën. Do të falenderoj të gjithë sportistët për shpirtin e garës dhe tifozët e mrekullueshëm. Të karikosh ekipin ndaj një kundërshtari si Vora është e vështirë, sepse ndryshe mund të jetë një përballje me ekipe të tilla dhe ndryshe me ekipe si Vllaznia, Erzeni apo Besëlidhja.

Dua të shtoj gjithashtu se përgjysmimi i pikëve në fazën e tretë është i gabuar, pasi të përgjysmon mundin dhe djersën e një kampionati. Kjo nuk është serioze dhe e drejtë.”