Vedat Muriqi është përfolur gjatë për një kalim të tijin në Rusi. Sipas mediave italiane CSKA-ja e Moskës ka bërë një ofertë zyrtare për Lacion dhe është pranë firmës. Por të gjitha këto hipoteza janë hedhur poshtë ditën e sotme nga Igli Tare.

Drejtori sportiv shqiptar ka folur përpara takimit mes Lacios dhe Udinezes për “Mediaset”, ku është përgjigjur i irrituar kur gazetarët e kanë pyetur për transferimin e Muriqit drejt Rusisë.

“Nuk është e vërtetë që është afër CSKA-së. Këto gjëra janë të këqija për ju gazetarët dhe ata që mbështesin Lazion.

Ne nuk tallemi me njerëzit dhe e dimë se çfarë duhet të bëjmë, bëjmë zgjedhje të përbashkëta me trajnerin. Ata që bëjnë dezinformata nuk është e saktë”, ka thënë Igli Tare./Sport Ekspres/