Kohet e fundit, Liridon Latifi po zhvillon disa nga ndeshjet e tij me te dobeta ne karriere. Edhe dje ndaj Tiranes, ishte nje ndeshje shume e dobet per te, aq me teper per nje futbollist qe pritet te beje diferencen dhe pritet shume prej tij.

Dje ndaj Tiranes, mesfushori kosovar nuk beri asnje nga detyrat e tij. Ne vitin e pare tek Vllaznia, Liridon Latifi ngjason me nje futbollist jo te rregullt, pa ritem dhe paaftesi.

Ai duket se nuk po gjen motivin e duhur te Vllaznia. Ndoshta, ky eshte konstatimi real, qe mund te nxirret nga paraqitjet nen mesataren te Liridon Latifin, me skuadren e Vllaznise.

Ne vitin e pare te Vllaznia, ai eshte nje lojtar jo i rregullt ne ndeshje, pa ritem, me kapacitet te vogel per te bere ndryshim dhe mbi te gjitha ka humbur aftesine per te arritur deri te goli.

Ne Shkoder, ai po transmeton paaftesi per t’u bashkuar me skuadren, paqartesi dhe shpesh here ngurrim qe te jete fokusi kryesor. Ka kaluar mjaftueshem kohe per te qene nje futbollist i perkushtuar, i motivuar dhe lider, por kjo nuk po ndodh me Liridon Latifin.

Loja e tij nuk eshte shume fluide, ka nevoje per inspirim, eshte ne gjendje te keqe fizike, qe te futet ne duele nje per nje dhe t’i shmange kundershtaret me shpejtesi dhe ndryshim te levizjes. Gjate gjithe takimit ndaj Tiranes, ai kishte vetem nje goditje ne porte, rastin e faullit qe u shenua me pas ne autogol. Edhe ajo ishte e lehte, por ishte nje gabim i portierit dhe mbrojtesit.

Ky version i Latifit, qe nuk eshte i sigurt ne pasime, goditje dhe driblime, ka shkaktuar zhgenjimin e madh ne Shkoder. Tifozet padyshim qe pyesin se cfare po shkon gabim me Latifin dhe i vleresojne paraqitjet e tij me nota te uleta.

Ne fakt, ne shume ndeshje, Latifi eshte hija e vetvetes, teksa nuk po e gjen shkelqimin e dikurshem. Statistikat e tij jane jo te mira: 31 ndeshje, vetem 11 gola dhe gjashte asist.

Ky eshte realiteti i hidhur i Latifit, realiteti i nje futbollisti pa vazhdimesi dhe pa elementin e surprizes. Ai po zhgenjen tifozet ne Shkoder dhe kjo nuk eshte fare gje e mire.

Padyshim qe, nuk mund te ulet poshte Latifi, per shkak se ajo cfare ka bere ai ne futbollin shqiptar me Skenderbeun, eshte dicka teper pozitive, por kjo nuk e ndryshon faktin qe deri tani aventura e tij ne Shkoder, ka qene me se e dobet…
Maringlen ZHIVANI