Sulmuesi 24 vjeçar i Vllaznisë Silvio Rodriguez Pereira Zhunior ka spikatur me lojën por edhe me golin e tij shumë përcaktues në ndeshjen e parë ndaj Korabit.

Ai shënoi me kokë në minutën e 73-të pas krosimit të Markut nga e majta duke zhbllokuar rezultatin që deri në ato momente ishte në barazim 1-1.

Jo vetëm kaq, por ky lojtar ka rënë në sy edhe për disa elementë të tjerë shumë pozitiv që ka shfaqur gjatë lojës.

Pikërisht për këto arsye, gazeta “Panorama Sport” e ka vlerësuar atë si pjesë të “11-shes më të mirë” të javës për kategorinë e parë.

Nisja duket e mbarë për këtë futbollist me fanellën kuqeblu por duhet pritur nëse do të vazhdojë kështu apo jo në të ardhmen.
© shkodrasport.com