Shume me teper se sa mendohet, ndaj dhe druaj se sipas rregullores se UEFA, me gjithcka ndodhi pas ndeshjes se Conference League, Partizani- Saburtalo (Gjeorgji) per skuadren shqiptare pritet nje denim i ashper, keshtu sapo me shkruan nje mik i imi britanik qe punon si vezhgues vullnetar e plotesues i UEFA-s per ndeshje te ketij niveli.

Sende te rrezikeshme qe rrezikojne deri edhe jeten e lojtareve, portieri i skuadres gjeorgjiane i goditur e i demtuar pikerisht nga hedhja ne fushe e sendeve te tilla, perfshire ketu edhe kapsolla plasese te zhurmeshme e te frikeshme.

Stola, mjete piroteknike, shishe e gjithcka tjeter e hedhur gjithashtu ne fushe, duke goditur lojtare e staf sidomos ata te skuadres mike.

Zenke masive ne fushen e lojes e provokuar nga stafi drejtues i skuadres pritese pas humbjes se ndeshjes me penallti dhe eliminimit nga gara e metejshme e Conference League,ku miqte jane sulmuar fizikisht prej stafit teknik e stolit te skuadres shqiptare Partizani.

Perleshje mes tifozesh ku te rrevoltuar nga humbja dhe eliminimi tifozeria vendase ka sulmuar nje grup tifozesh miq nga Gjeorgjia te cilet te paket ne numer ishin prezent gjate takimit te zhvilluar ne Air Albania.

Lojtaret miq teksa i gezoheshin suksesit te tyre jane goditur me shishe uji e sende te forta nga tifozeria vendase edhe nga Tribuna VIP
Policia ka ndaluar e shoqeruar per ne komisariatet e saj disa prej tifozeve te dhunshem qe shkaktuan trazirat e mesiperme.

Nderkohe krejt te pa mjaftueshme dhe lane shume per te deshiruar masat e sigurise qe garantojne pritjen e zhvillimin normal te nje ndeshje te ketij niveli europian.

Çfare rrezikon Partizani? Sipas rregullores se UEFA dhe komisionit perkates te saj, Partizani rrezikon se pari nje gjobe te majme qe do ta demtoje jo pak financiarisht klubin shqiptar.

Ekipi dhe klubi mund te denohet qe nga 1-3 ndeshje te kupave europiane nese arrin ta siguroje nje pjesmarrje te tille qe nga sezoni i ardhshem ti luajne pa spektatore.

Gjithashtu ne varesi te relacionit qe do te dorezojne ne UEFA vezhguesi, i deleguari dhe komisari i ndeshjes, ka te ngjare qe KF Partizani edhe mund te perjashtohet nga 1-2 vjet nga pjesmarrja ne Kupat e Europes.

Çfare rrezikon SK Tirana? Por denime mund e duhet te marre edhe SK Tirana, pasi ne ndeshjen e kthimit ne 12 korrik ne Tirane, kunder Dudelange te Luksemburgut te vlefshme per Chempions League. tifozet e saj kane hedhur ne fushe mjete te konsideruara si te rrezikeshme e krejtesisht tashme te ndaluara nga UEFA, mjete piroteknike fishekzjarre, shishe uji, stola te thyer, sende te forta e te rrezikeshme e qe rrezikojne jeten e lojtareve, gjyqtareve etj.

Dy here arbitri spanjoll i takimit eshte detyruar te nderprese ndeshjen duke i paralajmeruar sidomos vendasit e mikpritesit e takimit se edhe mund ta nderprese fare takimin ne fjale e mund ti coje lojtaret perfundimisht ne dhomat e zhveshjes, c’ka do te thoshte me pas se pasojat per Tiranen kampionen e Shqiperise do te ishin vertet te renda e denimet te pa parashikueshme.

Gjithsesi Tirana rrezikon nje gjobe te majme dhe ndoshta edhe denimin qe ndeshjen e ardheshme per nje nga aktivitetet europiane nese ajo do te arrije ta siguroje pjesmarrjen ne te per sezonin e ardheshem ta luaje pa spektatore apo edhe ne fushe neutrale.

Te dyja ngjarjet e mesiperme sipas meje as me shume e as me pak nxjerrin ne pah fytyren e vertete degraduese te futbollit shqiptar me te cilin ”cuditerisht” vazhdojne te mburren Armando Duket, Ilir Shulket e co.

Nxjerrin ne pah fytyren e vertete te komisioneve frikacake te disiplines e te etikes te FSHF te komanduara nga Duka por edhe nga politikanet- tifoze, ku sa e sa here i kane denuar te dyja tifozerite e mesiperme e vecmas ate te Partizanit per raste te tilla e tipike e te riperserituara dhe po kaq here i kane falur ju a kane ulur denimet sepse klubet kane paguar gjoben e kerkuar ”sipas rregullores” se FSHF ku sipas se ciles kur kryen gjysmen e denimit gjysmen tjeter e shlyen duke paguar nje dore lekesh ne adrese te zyrave te Armando Dukes [???].

Dhe mjafton te rikujtosh gjithcka ndodh tash sa vjet e ne menyre te riperseritur para, gjate e pas ndeshjeve Tirana – Partizani…dhe no comment!

Dhe perkedhelje e tolerime te tilla kur vjen puna te matesh ne europe me kedo…te kthehen ne nje lloj bumerangu te tille sa zorr se te shpetojne dot as Armandot e as Edvinet.

Dhe ja rrezultati e tashme prisni e korrni ate c’ka mbollet e te jeni te sigurte se ne te tilla raste sidomos Uefa s’ka kurrfare ngjashmerie as me FSHF por as edhe me Armandon e Olsi Ramen por as edhe me Rid Halilin e Gaz Demin.

Shume e turpeshme dhe e denueshme heshtja e paguar e medias sportive shqiptare per dy ngjarjet e mesiperme…krejtesisht te denueshme dhe absolutisht te pa pranueshme!

E sa per ri -kujtese, ekipet shqiptare nuk i kane per here te pare ngjarje te tilla e incidente te kesaj natyre ne pjesmarrjet e tyre ne kupat europiane, sikurse ngjarja e rende ne ndeshjen Shqiperi – Poloni po ne Air Albania pak muaj me pare eshte ende e fresket ne arkivin e vete UEFA-s!