Tirana dhe Vllaznia do e luajnë finalen e Superkupës së Shqipërisë më datë 7 dhjetor 2022. Ndodh për herë të parë, që një ndeshje e tillë të luhet gjatë zhvillimit të Kupës së Botës. Në këtë takim Tirana vjen si fituese e kampionatit shqiptar në sezonin 2021/22.

Në anën tjetër Vllaznia ja doli të fitojë Kupën e Shqipërisë përballë Laçit me rezultatin 2-1 pas 120 minutave lojë. Kjo ndeshje njihet si klasikja e futbollit shqiptar dhe pritet të dhurojë mjaft emocione brenda fushës së blertë dhe nga mijëra tifozë në shkallët e stadiumit.

Risia e kesaj finaleje eshte se per here te pare do te zhvillohet ne mes te kampionatit, nje formule kjo e re, e diktuar edhe nga nderprerja e tij per shkak te ndeshjeve te Kampionatit Boteror.

Tashme mbetet per t’u percaktuar stadiumi ku do te luhet kjo ndeshje dhe me siguri qe ai do te jete “Air Albania”, nderkohe qe interesimi i te dy tifozerive mendohet te jete shume i madh per te.

Klasikja e futbollit shqiptar ngjall gjitmone interes dhe per me teper ne nje finale si ajo e Superkupes ku te dy ekipet do te tentojne fitoren per ta bere te veten ate. Vllaznia ka fituar 2 Superkupa deri tani dhe tani do te synoje te treten.