Absolutisht qe e enjtja e 29 dhjetorit 2022 do te hyje ne historine e futbollit boteror e veçmas atij brazilian, si dita me e erret dhe me e trishte sepse qe pas kesaj dite, AI – Mbreti i vertete i lojes me magjike ne bote, frymezuesi i miliona dashamireseve, ndjekesve e interpretuesve te futbollit, i famshmi e i magjishmi PELE nuk jeton me fizikisht!
Eshte shuar sot ne moshen 82 vjecare. Çfare trishtimi! Vetem fizikisht pasi Pele do te jetoje perjetesisht fale asaj çka beri per vite me radhe e po fale asaj mrekullie sportive qe la pas si nje trashegimi e thesar te cmuar per mbare boten sportive e jo te tille.
Jo me kot qeveria braziliane e shpalli ate qe pas 1962 Thesar Kombetar dhe e ndaloi shitjen e tij perballe çdo lloj çmimi, oferte e klubi duke e shnderruar ate ne figuren me popullore e me te dashur sportive ne vend por edhe ne mbare boten!
Per te mos i konsumuar fjalet kot e para kohe, sot u largua dhimbshem nga kjo bote e sot pushoi se rrahuri zemra e Mbretit te vertete te futbollit, ikones e legjendes se futbollit boteror, me te madhit te te gjitha koherave, te vetmit 3 here kampion bote Pele!
Askush si ai, as dje e as sot dhe ketu e kam fjalen me vite, kariere, magjira futbollistike, shifra, fakte, trofe , gola fantastike te realizuar nga çdo pozicion e distance, me koke e me kembe, rekorde, personalitet, dinjitet, karakter CV sportive e njerezore etj etj.
Te gjithe qe e pane Live gjate karieres sportive mbeten ende te mahnitur nga mrekullia e magjia Pele i pa perseritshem veçmas teknikisht e fizikisht.
Per ata qe e kane thjesht me te degjuar Pelen e qe mendja u eshte bere disi corap pas Mesit e C.Ronaldos do t’u rekomandoja te shihnin, shfletonin, e lexonin pak me shume per Gjeniun brazilian te futbollit, te rremonin ne autobiografine e tij e te bindeshin qofte edhe permes sekuencave fatmiresisht te shumta filmike se si Pele, botes se futbollit veshtire se i vjen me nje i dyte tjeter absolutisht JO e kam tashme bindje absolute dhe jam me fat qe e pashe Live ne fushe teksa asnjehere se kam vene ne dyshim se ai ishte 1 e do te mbetet perjetesisht po 1.
18 vjec dhe kampion bote madje 3 here i tille brenda 12 vjetesh 1958, 62 dhe 70, mbi 1000 gola te shenuar. 20 vjet futboll i luajtur, numri 10 mitik, enderra e cdo femije, shembulli brilant per cdo futbollist profesionist e ç’nuk ishte Pele – gjithcka!
E pas tij une personalisht rendis Maradonen, Cruyff, Beckenbauer, C.Ronaldon. etj me radhe por mbi e para Peles s’ve asnje! Trishtim e dhimbje sa me s’ka per largimin tend Mbreti Pele.
Te prehesh ne Paqe e te qofte i lehte Dheu i Atdheut tend – Brazilit te cilin e deshe aq shume e ndaj i dhe ate lloj Lavdie si askush tjeter…por edhe ai te donte e te cmoj aq shume si askend tjeter.
Mirenjohje per gjithcka te bukur dhe emocionuese qe na dhurove per vite me radhe magjistari i futbollit Edson Arantes do Nashimento -PELE!